Në Itali është kapur së fundmi nga policia një gomone me 1.5 ton drogë. Mësohet se kjo gomone ishte nisur nga Shqipëria dhe është kapur në bregun Torre Cane në Itali. Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ave dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.
Burimi: https://www.lagazzettadelmezzogiorno.it/news/bari/1086775/monopoli-arrestati-2-brindisini-trasportavano-1-tonnellata-e-mezzo-di-droga.html