Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohet me jetë Salvini, “ke 3 shqiptarë pas qafe”


Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini është kërcënuar me anë të një letre të dërguar në zyrat e tij.

Ka qenë vetë Salvini që ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.

Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay etj.

Ndërkohë komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”.

Qëkur u bë ministër i Brendshëm, Salvini është përballuar me mjaft probleme, por ai i ka kaluar të gjitha pa u shqetësuar shumë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *