Një shqiptar u arrestua për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.
Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ra në gjurmët e policisë italiane si i dyshimtë, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.
Ndërsa droga, kokainë e pastër, u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese.
Agjentët e policisë pas zbulimit aluduan se paketimi i tillë u bë për të shmangur gjetjen e drogës nga ana e autoriteteve. Brenda shtëpisë u gjetën edhe peshore, 4740 euro, nga të cilat 3600 ishin monedha.