Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në një takim me strukturat e LRI, ka deklaruar se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi pa e kthyer pas.
“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga ShqipëriA. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës.
Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese.
Kjo energji më motivon mua si bashkëshorte, si nënë, si motër, si bijë, si kryetare partie. Ju motivoni familjet tuaja. Kjo është e rëndësishme se misioni i një prindi është jetë më e mirë për fëmijët e tij. Që në momentin që prindërit në zemër tuaj do shohin forcë, do të jenë më të motivuar e luftarakë se ju. Se një prind për fëmijën e tij jep jetën,” tha Kryemadhi.