Edhe këtë javë rreth 8 mijë palestinezë protestuan në Rripin e Gazës. Kjo protestë e tyre e përjavshme ka nisur që prej 30-Marsit të këtij viti dhe zhvillohet çdo javë.
Raportohet se 28 palestinezë kanë ngelur të plagosur gjatë përplasjeve përgjatë kufirit. Po kështu dyshohet se gjatë protestës sështë vrarë një person.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.
Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.