Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet/ Balerini i famshëm ukrainas merr paraportë ruse, admiron Putin


Balerini i famshëm ukrainas, Sergei Polunin tregoi pasaportën e tij të re ruse dhe shprehu admirim për Vladimir Putinin. Kjo deklaratë e tij ka ngjallur shumë debat pasi ka tensione mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Rusia gjithmonë përfaqëson të mirën për mua. Unë jam i lumtur të bëhem rus dhe të qëndroj kundër njerëzve të ligë dhe të paskrupullt që krijojnë revolucione dhe luftëra në Ukrainë, Gjeorgji dhe shumë vende të tjera”, u shpreh ai. 

Polunin është padyshim ylli më i madh i baletit. Polunin, i cili mban edhe shtetësinë serbe dhe ukrainase, ka kaluar vitet e tij të adoleshencës në akademinë e Baletit Mbretëror Britanik në Londër, ku atje ai u bë balerini më i famshëm në moshën 20-vjeçare.

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *