Vendosni fjalën kyçe....

Turqia normalizon marrëdhëniet me BE-në, rifillon procesin e anëtarësimit


Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë dhe drejtor i çështjeve të Bashkimit Evropian për vendin, Faruk Kaymakçı, ka deklaruar se Turqia ka rifilluar procesin e reformave për anëtarësim në BE dhe se takimi i Grupit të Veprimit të Reformës që u mbajt në fund të muajit gusht pas një boshllëku tre-vjeçar tregoi vendosmërinë e vendit për t’u bashkuar me bllokun.

Megjithatë, duke folur për Anadolu Agency  zv/kryediplomati turk thotë se BE nuk e kthen qëndrimin. Për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian në muajin maj, shton ai, Unioni nuk dëshironte të prioritizojë zgjerimin dhe nuk ndoqi një politikë të vendosur lidhur me Turqinë.

Kaymakçı bën të ditur se Turqia dhe Komisioni i BE-së të premten nisën bisedimet për një marrëveshje bashkëpunimi me Europolin, duke shtuar se, “Mendoj se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje po ashtu është e dobishme për Turqinë”.

Të premten, zyrtarët turq dhe ato të BE-së zhvilluan takimin e parë në Bruksel për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të informacionit me Europolin, një nga 72 kërkesat për udhëtimin pa viza për shtetasit e Turqisë.

Kaymakçı thekson se kjo marrëveshja do të ishte e rëndësishme për luftën e Ankarasë kundër grupeve terroriste, të tilla si PKK dhe Organizata Terroriste Fetullah (FETO).

Siç thotë ai, qëllimi i Turqisë ishte anëtarësimi i plotë në bllok dhe sipas tij me rëndësi është të mbahet edhe një tjetër takim i nivelit të lartë.

“Marrëdhëniet Turqi-BE kanë hyrë në një proces normalizimi dhe madje edhe të përmirësimit”, thekson zv/kryediplomati turk.

Deklarata e përbashkët nga takimi i 22 nëntorit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit financiar në adaptimin e Turqisë me normat dhe standardet e anëtarësimit në BE në fusha të ndryshme.

Ndryshe, Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa bisedimet e pranimit filluan në vitin 2005.

Bisedimet midis Turqisë dhe BE-së ngecën në vitin 2017 për shkak të kundërshtimeve të administratës greke qipriote në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *