Një vrasje makabre ka ndodhur në SHBA pak muaj më parë. Chris Watts i mori jetën bashkëshortes së tij shtatzënë dhe dy vajzave të vogla. Por pse e bëri këtë krim të rëndë? Ai e bëri këtë për të dashurën e tij.
Ai vrau Shanann dhe vajzat e tij, Bellën, 4-vjeç dhe Celesten, 3-vjeç.
Pas vrasjes, ai e varrosi gruan në një varr të cekët ndërsa dy vajzat u gjetën të zhytura në dy cisterna nafte në vendin ku ai punonte.
Ndërkohë tashmë është publikuar një video e marrë nga kamerat e sigurisë që tregojnë se si Chris i ngarkoi një e nga një trupat e pajetë të familjes së tij në një kamionçinë. Pamjet janë marrë më 13 gusht pasi ai kreu me gjakftohtësi vrasjet.