Templates by BIGtheme NET

Armando Sadiku: Mes Islandës dhe Turqisë, do luajmë kualifikimin tonë në “Euro 2020”

Pas shortit për “Euro 2020”, sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka folur për “Supersport” ku ka dhënë përshtypjet e tij të para.

Sadiku tha se sfida për kualifikimin do të luhet kundër Islandës dhe Turqisë.

“Sapo mbarova stërvitjen dhe e pashë shortin. Është një grup i fortë, do luhet midis Islandës dhe Turqisë, me këto dy ekipe do luajmë kualifikimin tonë. Megjithatë, e shoh si një grup të fortë. Të dyja janë të forta, si Islanda dhe Turqia. Për Francën, nuk po flas fare.”, tha Sadiku.

Po ashtu, sulmuesi foli edhe për një tjetër problem të kombëtares. Fakti që shpesh herë gjatë stërvitjeve janë dëmtuar lojtarë të cilët kanë munguar pastaj në ndeshje.

“E vërtetë, Bulku ka qenë afër ekipit çdo grumbullim dhe ai e di shumë mirë që kanë munguar shumë lojtarë. Në stërvitje janë dëmtuar disa lojtarë, dhe kur trajneri e ka menduar një formacion, dhe më pas është dëmtuar dikush dhe e ka zëvendësuar. Nuk e ka pasur kurrë 11-shen që ka dëshiruar. Shpresoj që unë të kthehem, Roshi, Abrashi, Kukeli të kthehen, të jemi në formë. Dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë.”, tha Sadiku.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto