Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi: Rama po u merr dinjitetin shqiptarëve, 20 mijë veta po trajtohen si skllevër


Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare, njëherazi edhe deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me raportin e fundit që për punën e detyruar, trafikimin apo shfrytëzimin  e fëmijëve dhe renditjen e Shqipërisë.

Deputetja Çupi thotë se të paktën 20 mijë shqiptarë po trajtohen si skllevër, ndërsa bën qeverinë Rama fajtore për këtë.

Sipas Çupit, Rama po i merr dinjitetin qytetarëve.

“Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Walk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë “meritat” i ka qeveria që “po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë Të dhënat e këtij indeksi i  referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po i detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk i bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke i blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie.

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.
Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luftēs kunder skllavërimit modern.”, shkruan Çupi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *