Templates by BIGtheme NET

Euro 2020 mision i pamundur për Shqipërinë?! Kur do luajë kombëtarja

Shqipërinë e pret një detyrë e vështirë në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020, megjithatë duke pasur parasysh përbërjet e grupeve të tjera, mund të kishte pasur short shumë më të vështirë.

Kombëtares së drejtuar nga trajneri Panuçi i duhet të kalojë Francë, Islandën dhe Turqinë për të shpresuar te kualifikimi. Në grup bëjnë pjesë edhe Moldavia me Andorrën por në letër ato janë kombëtare më të dobëta se Shqipëria dhe nuk pritet të sjellin pengesa të mëdha.

Gjithsesi duhet thënë se kombëtarja shqiptare nën Panuçin nuk është e njëjta që u kualifikua në Evropianin e shkuar. Një pjesë lojtarësh janë larguar dhe shumë të tjerë janë afruar.

Në takimet e Ligës së Kombeve dhe ato miqësore, Shqipëria nuk ka bindur dhe misioni nuk ka për të qenë i lehtë, sidomos nëse kihet parasysh se përballë janë, kampionia e botës, Franca dhe një nga kombëtaret më në formë të viteve të fundit si Islanda, që nuk para i ka diskutar kualifikimet në Evropian e Botëror së fundmi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto