Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kanë shpëtuar sot 84 emigrantëve klandestinë në detin Egje.
Mësohet se anija e Forcës së Armatosur “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme.
Operacioni i parë u realizua dje në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në gomonen e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinez dhe 8 sirian.
Ndërkohë, në gomonen e dytë kishte 45 persona në bord; 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.
Ende nuk bëhet e ditur se për ku ishin nisur emigrantët.