Vendosni fjalën kyçe....

Hahn ndryshon planin, para Prishtinës viziton Beogradin


Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pritet të vizitojë nesër Beogradin, para se të shkojë në Prishtinë në vizitën zyrtare të paralajmëruar prej tij.

Ai do takohet në kryeqytetin serb me presidentin, Vuçiç, me të cilin pritet të diskutojë përplasjen më të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në “Interpol” dhe pas vendosjes së taksës 100% për produktet serbe nga ana e kryeministrit Haradinaj.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, Hahn, do i bëjë thirrje Prishtinës zyrtare që të tërheqë taksën 100% ndaj mallrave serbe si dhe do u kërkojë palëve që të ulen në bisedime dhe të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë politike që është pjesë e Kuvendit, janë ngujuar në ndërtesën e Kuvendit deri në mbërritjen e komisionerit Hahn. Ata pritet t’i kërkojnë Hahn-it që të ndërhyë në zgjidhjen e ngërçit, pasi sipas tyre lëvizja e Kosovës po shkakton katastrofë humanitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *