Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen ish-kreu i gjykatës së Apelit


Ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor. Të paktën kështu ka njoftuar Presidenca në faqen zyrtare, se “kërkesa e Saraçit është dorëzuar më 5 nëntor.”

Arsyet e dorëheqjes së Saraçit nuk janë bërë ende të ditura, miëpo me këtë vendim ai largohet rrjedhimisht edhe nga procesi i Vettingut.

Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e Vettingut.

Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *