Deputeti i Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli, është kërcënuar me jetë.
Gazeta “Telegraf” shkruan se ka qenë vetë deputeti i cili ka bërë denoncimin në polici.
Në telefonin e Pacollit kanë ardhur mesazhe kërcënuese për të dhe familjen e tij.
“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, ka deklaruar vetë deputeti i AKR-së për kallxo.
Më tej ai ka bërë të ditur se personi që e ka kanosur, është i njohur për policinë.
“Rasti është paraqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli.
Rasti i këtij raportimi të kërcënimit ishte raportuar edhe nga policia në raportin ditor: “Me 30.11.2018 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”.
Por nuk jepen detaje shtesë.