Vendosni fjalën kyçe....

“Loja e pisët e qeverisë me amnistinë, kërkon të joshë dhe opozitën”


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar një “lojë të pistë politike” vendimin e qeverisë për amnistinë për të dënuarit.

Manjani thotë se qeveria ka përgatitur amnistinë, edhe pse nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.

Në këtë mënyrë po përpiqet të joshë opozitën që të braktisë bojkotin parlamentar. Një përçarje mes partive opozitare, do ishte rezultati i preferuar për qeverinë socialiste, sipas Manjanit.

“Loja e pisët me amnistinë

Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.
Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike.

Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.
Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë.
A do ndodhë kjo gjë?
Të shohim. Por shenjat nuk më duken të mira…
Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist!”, shkruan ish-ministri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *