Vendosni fjalën kyçe....

Macron zbret në “fushëbetejë”, protestuesit e fishkëllejnë e i kërkojnë dorëheqjen


Presidenti i Francës është fishkëllyer sot nga qytetarët që ndodheshin të pranishëm teksa zbriti në “fushëbetejën” e Parisit. Ai vizitoi Harkun e Triumfit ndërsa pa edhe një pjesë të shkatërrimeve që kanë lënë pas protestat e “Jelekëve të Verdhë”.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij ndërsa Macron u zotua se do i çonte para drejtësisë protestuesit. Këta të fundit dogjën disa makina, shkatërruan dyqane dhe vodhën një automatik të policisë në protestat më të dhunshme prej më shumë se një dekade.

E nisur si një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit, tashmë lëvizja është kthyer në një protestë masive nga ana e qytetarëve dhe ka prekur shumë rajone të Francës. Deri tani janë plagosur 133 persona prej të cilëve 23 janë oficerë policie ndërsa të arrestuarit janë më shumë se 400.

Macron u fishkëllye nga protestuesit që ndodheshin në rrugë teksa ai po shkonte në një takim me ministrat ndërsa ka deklaruar se mund të nxjerrë në rrugë ushtrinë për të vënë nën kontroll situatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *