Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta apelon për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne.
Meta shkruan: “Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”.