Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet italiania në Durrës, “trafikonte makina të vjedhura”


Një grua në Durrës është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për trafik automjetesh të vjedhura.

Bëhet fjalë për një shtetase italiane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet G.M.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 30. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G. M., vjeçe 39, banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin  policisë.

Neni 141/a

Trafikimi i mjeteve motorike

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *