Vendosni fjalën kyçe....

Policia izraelite akuzon kryeministrin Netanyahu dhe të shoqen për korrupsion


Policia izraelite ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuza për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Po ashtu edhe ndaj bashkëshortes së tij, Sarës, shkruan RT.

Tani është në dorën e Prokurorisë së Shtetit të vendosë nëse do të ngrihen akuzat apo jo.

Kryeministri izraelit i ka mohuar akuzat – por nuk ishte i habitur që policia kishte vendosur t’i bënte ato publike.

“Këto rekomandime u vendosën dhe u zbuluan edhe para fillimit të hetimeve”, thuhet në deklaratë. Netanyahu gjithashtu shprehu besimin se “zyrtarët e autorizuar” nuk do të vazhdonin përpara me rastin por do të konkludonin në vend që “nuk kishte asgjë, sepse nuk ka asgjë”.

Policia tashmë ka kërkuar që të ngrihen akuza kundër Netanjahut në dy raste të tjera: Në Rastin 1000, Netanjahu dyshohet se ka pranuar në mënyrë të paligjshme dhurata nga miqtë miliarderë, ndërsa në rastin 2000, kryeministri besohet të ketë dhënë favore rregullatore ndaj “Bezeq Telecom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe gruas së tij në një faqe interneti të lajmeve, në pronësi të kompanisë.

Aktualisht koalicioni qeverisës në Izrael është dobësuar ndjeshëm dhe ndaj Netanyahut ka pasur thirrje për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u hapur udhë zgjedhjeve të parakohshme, mirëpo për kryeministrin kjo nuk është zgjidhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *