Vendosni fjalën kyçe....

Shorti për “Euro 2020”, “Le Monde” i kujton Francës humbjen nga Shqipëria


Gazeta franceze “Le Monde” ka analizuar kundërshtarët me të cilët do të përballet Franca në “Euro 2020”.

 Në grupin H ku bën pjesë Franca, Truqia, Islanda, Andora dhe Moldavia, bën pjesë gjithashtu edhe Shqipëria.

“Le Monde” konsideron si kundërshtarët më të fortë Turqinë dhe Islandën, megjithatë nuk lë pa përmendur as miqësoren e luajtur në Elbasan Arena në 2015-ën, ku Shqipëria i mundi “gjelat’.

“Franca dhe Shqipëria ishin në të njëjtin grup në Euro 2016 (2-0 për Blutë). Shqiptarët mundën blutë në një ndeshje miqësore në 2015.”, thuhet në artikull.

Megjithatë për “Le Monde”, fitorja konsiderohet e lehtë.

“Franca ka një grup që duket mjaft i arritshëm. Islanda është skuadër që mund të hapë probleme. Islandezët u ndeshën me Francën një muaj e gjysmë më parë në një ndeshje miqësore, duke shënuar një barazim (2-2)”, shkruan Le Monde.

“Turqia, nga ana e saj, është në një nivel më të ulët në renditjen e ekipeve kombëtare, por udhëtimi nuk është domosdoshmërisht i lehtë.”, thuhet më tej në artikull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *