Të shtëna me armë janë shënuar në një dyqan pijesh alkolike në Miami, SHBA. Si rezultat kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Sikurse raporton “Miami News”, policia është vënë në kërkim për gjetjen e personit që hapi zjarr në lagjen, Overtoën të Miamit, duke dërguar pesë vetë në spital.
Katër prej të plagosurve u dërguan me ambulancë në Jackson Memorial Hospital, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Emrat e të plagosurve nuk janë bërë ende me dije, ndërkohë që i armatosuri endet i lirë.
Policia ka vënë dhe një shpërblim prej 1.000 $ për këdo që jep informacion në lidhje me vendodhjen e autorit të sulmit.
“Nëse keni ndonjë informacion për këtë qitje, thirrni Miami-Dade Crime Stoppers në 305-471-TIPS. Mbani mend, gjithmonë mund të mbeteni anonim dhe keni të drejtë për shpërblim prej 1.000 $.”, thuhet në njoftim.