Një tifoz i Totenhemit është arrestuar pasi i hodhi një lëkurë bananeje sulmuesit me ngjyrë të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, në derbin e Londrës që u fitua prej “topçinjve” m,e rezultatin 4-2.
Lëkura e bananës u lëshua në fushë, ndërsa ekipi i Unai Emerit festonte golin e parë të ndeshjes.
Ylli i Arsenalit, 29 vjeç, shënoi dy golat e parë të ndeshjes në sfidën tejet të nxehtë dhe me shumë vlera që e çoi ekipin pritës në vendin e katërt, duke shkëmbyer pozitat me Totenhemin.
Por, ndërsa ai festoi golin e tij të parë para tifozëve të Totenhemit, njëri prej tyre i hodhi një lëkurë bananeje . Policia më vonë hyri në radhët e tifozëve të Totenhemit duke ndaluar njërin prej tyre.
Sulmuesi nga Gaboni shënoi edhe golin e dytë për Arsenalin, para se Alexandre Lacazette dhe Lucas Torreira, të vulosnin fitoren e Arsenalit.
Hedhja e lëkurës së bananes ndaj futbollistëve nuk është e re pasi më herët e kanë “pësuar” edhe Mario Baloteli dhe Dani Alves.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari