Vendosni fjalën kyçe....

Tre vjet pas arratisë, i dënuari me 10 vjet burg përfundon sërish në pranga


Tre vjet pasi ishte arratisur, një 29-vjeçar ka rënë sërish në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Bledar Zefin, i dënuar në Itali me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal”

Zefi u arrestua nga forcat e komisariatit numër 3 në kryeqytet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *