Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një nga komandantët kryesorë të talibanëve në Afganistan


Një komandant i lartë i talibanëve është vrarë në Helmand të Afganistanit nga sulmet ajrore në kuadër të një operacioni të përbashkët nga forcat speciale afgane dhe amerikane, thanë zyrtarët afganë dhe anëtarët talebanë të dielën, raporton “Reuters”.

Komandanti Abdul Manan, i cili ishte caktuar udhëheqës për rajonin e Helmandit, u vra bashkë me 29 talibanë të tjerë, ndërkohë që po takohej me disa komandantë dhe luftëtarë të tjerë në rrethin e Nawzad, tha guvernatori i provincës së Helmandit, Mohammad Yasin Khan.

Vdekja e tij u konfirmua nga zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Mujahid dhe nga ushtria amerikane, të cilat thanë se forcat afgane kishin shkuar në ofensivë me mbështetjen e SHBA-ve, sidomos nëpërmjet sulmeve ajrore precize për t’i shtyrë talebanët që të pranonin bisedimet e paqes.

Nën drejtimin e këtij komandanti, talibanët ishin duke e zgjeruar kontrollin në Helmand për vite të tëra. Rrjedhimisht, vrasja e tij po vlerësohet si sukses mjaft i madh nga forcat afgane.

Të dyja palët kundërshtare në luftë po përpiqen ta shfrytëzojnë kohën para fillimit të negociatave për arritje të paqes, të cilat synojnë t’i japin fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *