Vendosni fjalën kyçe....

Më 7 dhjetor Kuvendi hedh shortin për KED-në


Më datë 7 Dhjetor Kuvendi do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.  Më 26 nëntor Presidenti njoftoi me shkresë Kuvendin, se nuk mund të hidhte shortin për KED. “Për shkak të vakumit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”, thuhej në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Por nga ana tjetër  Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pas hedhjes së shortit dhe konstituimit të KED, pritet të plotësohen dhe 7 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, institucion që aktualisht është jashtë funksionit për shkak se gjyqtarët dolën jashtë sistemit pasi nuk kaluan dot vettingun në drejtësi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *