Vendosni fjalën kyçe....

48 policë të plagosur në Toulouse të Francës (FOTO/VIDEO)


Më shumë se 50 persona, shumica e tyre policë, mbetën të plagosur në Toulouse gjatë protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Demonstrata e “Jelekëve të Verdhë” shkaktoi trazira, duke e bërë qytetin jugor francez dhe Parisin të dukeshin si fusha beteje, shkruan RT.

Ndërsa Franca përpiqet që të përballet me intensitetin e protestave kundër rritjes së çmimeve të karburantit, të cilat janë rritur dhunshëm gjatë javëve të fundit, autoritetet në Tuluzë thanë të dielën se 57 persona, duke përfshirë 48 oficerë policie, janë plagosur gjatë përleshjeve në protestat e së shtunës .

Pesë oficerë policie u shtruan në spital.

Gjashtëmbëdhjetë protestues u arrestuan pas përplasjeve, katër prej tyre për “plaçkitje të dy dyqaneve në qendër të qytetit” gjatë protestës.

Qyteti jugperëndimor i Francës u kthye në një skenë dhune për orë të tëra, nga protestuesit e zemëruar të cilët janë kundër planeve të qeverisë franceze për të imponuar taksa të reja të karburantit.

Fotot e botuara në mediat sociale treguan protestuesit që ndiznin zjarre në rrugët e Tuluzës. Demonstruesit e maskuar hodhën kapsolla dhe fishekzjarre drejt oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës. Protestuesit shkatërruan dyqane dhe vodhën një automatik të policisë.

Të quajtur lëvizja “Yellow Vest”, protestat e nisura që nga 17 nëntori e marrin emrin e tyre nga xhaketa fluoreshente ‘hi-viz’. Deri më tani, protestat në Paris kanë rezultuar në plagosjen e më shumë se 130 personave- njëri prej tyre në mënyrë kritike – dhe në 412 arrestime.

Qeveria franceze po mendon vendosjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe është zotuar të vazhdojë me reformat, megjithëse Macron deklaroi se ishte gati të fliste me protestuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *