Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj flet për ulje të varfërisë: 65 mijë të punësuar do i’u rritet rroga


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat  teksa ka folur për buxhetin e vitit të ardhshëm ka deklaruar se ekonomia e vendit po ecën me rritme të mira dhe se vitet e fundit është ulur edhe borxhi publik.

“Ky është buxheti i rritjes ekonomike. Financon Reformën në Drejtësi dhe reforma të tjera. Në të përfshihet edhe rritja e pagave. Fokus të veçantë ka arsimi dhe shëndetësia.

U bënë disa vite që ulim borxhin publik. Lajm i mirë është rritha e pagave për 65 mijë të punësuar. Përfitojnë mjekët, infermirët, mësuesit. Do të rriten pagat në disa sektorë. Varfëria është ulur. Ndihma ekonomike shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Ahmetaj.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *