Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat është shprehur se që kur qeveria Rama ka ardhur në pushtet janë mbyllur mbi 70 mijë biznese të vogla.
“Kjo vjedhje masive u legjitimua sot. 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Rama në këto 5 vite ka nxjerrë nga xhepat tuaja 1.9 miliardë lekë më shumë nëpërmjet taksave. Është fakt nga ana tjetër që kjo rritje galopante e taksave ka rënduar xhepat e shqiptarëve. Janë mbyllur biznese, për periudhën Janar-Nëntor 2018 kanë falimentuar 13500 biznese, mesatarisht 40 biznese në ditë. Më shumë se 70 mijë biznese janë mbyllur që kur Rilindja ka ardhur në pushtet. Kjo është një frymë mbytese që ka sjellë qeveria Rama. Është rritur fatura e energjisë elektive, taksa e ujit, e pronës. Të gjithë paguajnë më shumë.”, u shpreh Basha.
Po kështu kreu i PD-së është shprehur se 28.300 persona nuk marrin ndihmën ekonomike.
“Ky buxhet i ri është buxheti më katastrofë i këtyre 28 viteve. Shteti sot ka një borxh të deklaruar prej 74%. Borxhi më i madh është ai i PPP, që tashmë ka shkuar në 2.2 miliardë euro. 110 milionë euro ka ndarë buxheti i shtetit për të paguar këta oligarkët”, u shpreh Basha më tej.