Punonjësit e IMT-së kanë shkuar mëngjesin e sotëm me mjete të rënda për të prishur banesat në Shkozë.
Mirëpo banorët e kësaj zone, pranë shkollës, janë ngritur në protesta për të mos lejuar IMT-në të vazhdojë punën.
“Ne nuk duam të konfliktohemi as me policinë as me IMT-në, por këta e kanë ndryshuar projektin tre herë. Ne nuk jemi kundër projektit, duam vetëm lekët e atyre tullave që kemi hedhur”, tha njëri prej protestuesve.
Mësohet se banorëve u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.
“Këta janë kriminelët më të mëdhenj në vend. Legalizimi bëhet selektiv, disa e kanë bërë e disa jo. Duhet të na vijë shkresë zyrtare për prishjen. Dokumentet për legalizim i kemi çuar që në vitin 2006, por nuk kemi marrë ende përgjigje. Ky projekt është ndryshuar disa herë, nuk na ka pyetur njeri.” – tha një tjetër protestues.