Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Jemi të zhgënjyer për taksën prej 100% për mallrat serbe


Komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar së fundmi se Bashkimi Evropian është i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore me Serbinë.

Ai tha se heqja e barrierave tregtare është një nga qëllimet e BE-së. Hahn lavdëroi angazhimin e Kosovës në këtë drejtim ndër vite, por jo edhe vendosjen e taksës doganore.

“Ne të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vendos tarifa prej 100%. Jam në dijeni dhe të gjithë në BE jemi për vështirësitë aktuale për Kosovën. Ka nevojë që të dyja palët të adresojnë këto çështje”, tha Hahn.

Hahn, tha se pasoja nga vendimi për taksën mund të jenë në radhë të parë me tregun dhe për atë, siç tha ai, “se si do të përgjigjet tregu me këto tarifa”.

“Ne të gjithë kemi për synim perspektivën evropian për të gjitha vendet e rajonit dhe një nga elementet këtu është që të mos ketë taksa doganore dhe tarifa, për ta pasur një treg të vetëm. Kjo ka të bëjë me përgatitjen e vendeve për ketë treg. Nëse tash një vend vendos taksa është në kontradiktë me vetveten sa i përket perspektivës evropiane”, tha Hahn.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *