Vendosni fjalën kyçe....

Hidrocentral mbi kanionin e Holtës, i shpallur monument natyror – Denoncimi


Në hyrje të kanionit të Holtës, që është shpallur Monument natyror pritet të ndërtohet një hidrocentral.

Në prezantimin e punimeve siç duket në fotot shoqëruese, punimet për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjitike kanë nisur në datën 8 tetor të këtij viti dhe është parashikuar që ato të zgjasin fiks 2 vjet.

Një banor i zonës ka denoncuar ndërtimin e këtij hidrocentrali pasi po bëhet në një zonë që është shpallur monument natyror.

Kanioni i Holtës është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Eshtë 3 kilometra i gjatë, 350 metra i lartë dhe në dalje gryka ngushtohet deri në 10 metra.

Në shpatet e kanionit ndodhen shumë shpella karstike të paeksploruara të përshtatshme për eksplorues dhe turistë të ndryshëm.

Pranë Kanionit ndodhen shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike, stalaktite e stalagmite me bukuri të rrallë.

Kanioni shtrihet në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *