Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur për zhvillimet në vend është ndalur edhe te protesta e banorëve te Unaza e Re dhe ka theksuar se është një projekt korruptiv dhe që do kapë një vlerë të fryrë qëllimisht me vlerën 100 milionë euro.
“Projekti i Unazës së Re është në vlerën totale 100 milionë euro. Opozita nuk është e angazhuar në protestë. Protesta është e banoreve. Ne mbështesim banorët. Aksionet e opozitës janë vettingu në politikë, vettingu i koncesioneve, dhe analiza e buxhetit.
Prezenca e deputeteve te LSI-së së qarkut Tiranë është detyrë, sepse LSI ka marrë vota në atë zonë”- u shpreh Kryemadhi.
Më tej Kryemadhi ka shtuar se “Unaza e Re është një vepër e madhe korruptive. Buxhet i fryrë dhe mungesë transparencë. Ky projekt është nisur që në qershor 2017. Përse nuk u njoftuan banorët? Qeveria ka detyrim moral t’i shpërblejë”.