Pas policëve, edhe zjarrfikësit francezë kanë dhënë shenjën e tyre se nuk i mbështesin qeveritarët.
Ditën e shtunë gjatë kremtimit të “Holy Beard”, Shenjt mbrojtës i zjarrfikësve, zjarrfikësit u kthyen shpinën disa qeveritarëve në shenjë proteste.
Ky gjest i jashtëzakonshëm erdhi si shprehje e pakënaqësisë kundër shkurtimeve në vendet e tyre të punës, dhe kjo ndodhi pikërisht në nisje të ceremonisë.
Zjarrfikësit ju kthyen shpinat zyrtarëve të zgjedhur, përfshirë Gilles Bourdouleix, kryetar i Bashkisë Cholet dhe përfaqësuesit të zones. Me sa raportohet nga mediat franceze në shënjestër të veprimit të tyre ishte veçanërisht, Patrice Braud.
Videoja e zjarrfikësve është bërë virale në rrjet. Po ditën e shtunë, edhe policët
Shprehen solidarizimin e tyre me protestuesit e quajtur “Jelekët e Verdhë”, të cilët prej disa javësh janë ngritur në protesta kundër taksës së karburantit.
Ndonëse ishin në krye të detyrës për të mirëmbajtur rendin, policët mbështetën protestuesit duke hequr kokoret.
https://www.youtube.com/watch?v=Mr4AupQOODQ