Banorët e Unazës së Re janë sërish sot në protestë. Ajo që vihet re është se protestuesit që kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe kanë veshur sot jelekë portokalli, të frymëzuar nga protestuesit francezë.
Pas rreth një muaji në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë nga fadromat, protestuesit kanë vendosur t’u ngjajnë qytetarëve francezë, që kundërshtojnë me protesta të dhunshme, djegie masive rritjen e çmimit të karburantit në Francë.
Ngjashmëria e protestuesve të Unazës së Re me jelekë portokalli me protestuesit francezë, që njihen si “jelekët e verdhë”, tregon se shqiptarët janë të vendosur për të mos u tërhequr nga e drejta e tyre për të mbrojtur shtëpitë.