Vendosni fjalën kyçe....

Mes aq shumë hallesh sa ka Shqipëria, Rama “qan” atë të kopjimit të lajmeve


Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama kërcënoi portalet duke thënë se do të gjobiten të gjitha ato që do të publikojnë lajme të rreme, por jo vetëm kaq. Ligji për antishpifjen sipas tij, parashikon edhe ndëshkim për ata që kopjojnë lajmet.

“Ne do të rrisim gjobën për lajmet e rreme dhe për shpifjen sic unë e quaj me një fjalë të vetme dhe besoj që është mëse e mjaftueshme për të krijuar një situatë më të shëndetshme. 

Ashtu sikundër është e domosdoshme të garantojmë të drejtën e autorit. Të garantojmë që të gjitha mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji dhe të mos e shohin veten të konkurruara në mënyrë të pandershme në sekondën e parë që nxjerrin një prodhim të tyre në rrjetet online, pasi ai prodhim merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Tek shumëfishimi në pafundësi do të ndërhyjmë për të ndëshkuar përhapsin e shpifjes. Që do të thotë se nëse një media është përgjegjëse për një lajm të rremë, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e origjinës.”, deklaroi dje Rama,

Por ndërkohë që Rama mendon për lajmet e rreme dhe ato të kopjuara nëpër portale (dukuri që ekziston edhe në vendet perëndimore si Gjermani, Angli dhe SHBA) vendi ka një sërë problemesh më të rëndësishme  të cilat kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë, si psh: mungesa e një Gjykate Kushtetuese funksionale, largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi, kryesisht drejt Gjermanisë, Vettingu në politikë… e deri tek protestat e banorëvë të Astirit dhe Bregut të Lumit që po u shemben shtëpitë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *