Vendosni fjalën kyçe....

Meta apel institucioneve: Rampë për personat me aftësi të kufizuara


Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta shpreh mbështetjen e institucionit që drejton për këtë kategori të popullsisë.

Meta thotë se ndihet i kënaqur që ekziston një rampë për ta në Presidencë, ndërsa i bën apel edhe institucioneve të tjera, që të ndërtojnë rampa për zbritjen / ngjitjen e karrigeve me rrota si lehtësim për personat me aftësi të kufizuara.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *