Vendosni fjalën kyçe....

“Na zhgënjyet”, Haradinaj-Hahn-it: Serbia duhet të na njohë si shtet


Komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar së fundmi se Bashkimi Evropian është i befasuar dhe zhgënjyer me vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifave doganore me Serbinë.

Ai tha se heqja e barrierave tregtare është një nga qëllimet e BE-së. Hahn lavdëroi angazhimin e Kosovës në këtë drejtim ndër vite, por jo edhe vendosjen e taksës doganore.

Për këtë deklaratë Haradinaj është shprehur se  Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, “pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Kosovës në vazhdimësi, Serbia”.

Kryeministri i Kosovës në konferencën për shtyp ritheksoi se taksa prej 100 për qind nuk do të hiqet deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Ai tha se, me këtë marrëveshje synohet njohja reciproke e dy vendeve.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *