Vendosni fjalën kyçe....

Pemë dhe shtylla te Astiri, si u shkulën tinëzisht si te Teatri (FOTO/VIDEO)


Prej disa ditësh tashmë, pamja në zonën e Astirit është tjetërsuar. Pemët janë prerë, shtyllat e ndriçimit janë hequr tinëzisht gjatë natës, madje banorëve u është ndërprerë edhe furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.

Punonjësit e bashkisë dhe IMT-së po përgatitin terrenin për të shembur banesat.

I njëjti skenar ka ndodhur edhe muaj më parë tek Teatri Kombëtar, kur u hoqën tabelat dhe dritat e jashtme.

U hoq tabela kryesore ‘Eja në teatër’, dhe u zhdukën prozhektorët e Teatrit, mirëpo artistët nuk u ndalën. Që nga shkurti kur nisën protestat e deri në muajin e fundit  të vitit, qëndresa e tyre vazhdon. Çdo ditë ata protestojnë pranë Teatrit, ndërkohë që i janë bashkuar edhe protestave të banorëve të Astirit.

Këta të fundit duket të kenë të njëjtën vendosmëri, pasi pavarësisht shkuljes së pemëve dhe shtyllave të ndiçimit ndërkohë që ata flinin, protestat nuk janë shuar.

Punonjësit e IMT-së po ashtu kanë vendosur blloqe betoni në vendin ku protestojnë banorët dhe kanë ngushtuar korsinë e rrugës, duke shkaktuar trafik në aksin Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja që tanimë ka mbetur pa “shqiponjë”. Por qëndresa vazhdon…

PAMJET NGA TEATRI

PAMJET NGA ASTIRI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *