Vendosni fjalën kyçe....

Rama mburret me rikonstruktimin e aksit Vorë-Fushë Krujë, qytetarët e lënë me “gisht në gojë”: Burim aksidentesh!


Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e nisi duke publikuar një video nga aksi rrugor Vorë-Fushë Krujë i rikonstruktuar.

Mirëpo qytetarët, i janë kthyer kryeministrit duke i thënë se rruga e rikonstruktuar nuk i plotëson të gjitha standartet.

“Akoma dhe kesaj dite behen rruge te ngushta dy kalimshme me limit shpejtesie deri ne 60 km ne ore pa ndricim fare per naten dhe pa mbrojtese ne anet si zone bujqesore qe eshte dhe naten pa ndricim pa mbrojtese anet rruget mund te te futet gjithcka ne rrota qofte dhe me 60km ne ore te jesh e u bere copa. Ne shqiperi hidhet nje cope asfalt me cilesi te mbaruar si karte cingari dhe ja u be rruga por harrojne se jemi ne vitin 2018 dhe qe te besh nje rruge kerkohen dhe parametrat e duhur optimal.”, thotë një nga komentuesit.

E kryeministri nuk kishte si ta kundërshtonte në këtë pikë, por justifikohet me faktin se të paktën është më mirë nga sa ishte më përpara.

“ke te drejte, ishte me mire sic ishte, lodhje e kote per t’i prishur tere ato gropa te bukura”, shkruan Rama.

Ky është një nga akset më të rëndësishme në vend që lidh kryeqytetin me veriun e vendit dhe së paku rikonstruktimi të bëhej siç duhej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *