Vendosni fjalën kyçe....

Rama për mediat greke: Do takohem me Tsipras për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve


Kryeministri Edi Rama, duket se po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, të tensionuara aq shumë kohët e fundit.

Në një intervistë në agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të takohet me homologun grek, Aleksis Tsipras.

“Ne nuk e dimë se ku, në Tiranë apo në Athinë, por presim të takohemi së shpejti. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, tha Rama në intervistën për drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Mihalis Psihos.

 Ishte ai vetë i pari që u shpreh kundër reagimit të Ministrisë së Jashtme greke për vrasjen e minoritarit Kostandino Kacifa me fjalët “Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste.”

Po ashtu shpalli “non grata” 52 shtetas grekë, ndërsa sot kërkon të “qetësojë gjakrat” dhe e përshkruan marrëdhënien e fqinjësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë si “historike dhe tradicionale”.

“Kjo është një marrëdhënie historike dhe tradicionale e fqinjësisë dhe si gjithmonë ndodh me fqinjët, ata nuk shkojnë gjithmonë. Ne e dimë këtë nga fqinjët tonë, me çdo fqinj, qofshin në fshat ose në qytet, ose midis vendeve, është gjithmonë e njëjtë”, vuri në dukje Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *