Vendosni fjalën kyçe....

106-vjetori i ushtrisë shqiptare, mesazhi i Metës për burrat dhe gratë me uniformë


Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, Presidendi i Republikës Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për gratë dhe burrat me uniformë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse.

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.
Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!
Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!
Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”, shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *