Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kreu i “Cosa Nostra-s” në Itali, argjendari 80-vjeçar drejtonte mafian italiane


Policia italiane ka arrestuar atë që dyshohet se është kreu i ri i mafias siciliane, së bashku me 45 bashkëpunëtorë.  Në Palermo ka rënë në prangat e policisë argjendari 80-vjeçar Settimo Mineo.

Ai thuhet se u zgjodh kreu i “Cosa Nostra” në një takim mafie në maj. Mediat italiane e përshkruajnë atë si pasuesin e Toto Riina, i cili vdiq në burg një vit më parë.

Të dyshuarit e Mafias akuzohen për grabitje, shkelje të armëve të zjarrit, zjarrvënie dhe krime të tjera.  Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shkroi në Twitter se ishte “një ndërhyrje e jashtëzakonshme nga ana e policisë , të cilët kanë shkatërruar kupolën e re të Cosa Nostrës”.

Burimi: BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *