Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja do i kërkojë raport mujor mediave sociale për lajmet e rreme


Komisioni Europian po planifikon të kërkojë nga platformat e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Google për raporte mujore mbi fushatat dezinformuese ruse përpara zgjedhjeve evropiane majin tjetër, njoftojnë zyrtarë të BE-së për POLITICO.

Thirrja për kompanitë e teknologjisë është pjesë e një “plani veprimi” mbi lajmet e rreme, që pritet të paraqitet të mërkurën.

Facebook dhe të tjerët do të kërkohet të japin raporte nga janari deri në maj, tha një zyrtar. Informacioni do të përpilohet nga Komisioni Evropian, i cili po planifikon të publikojë këto raporte për të krijuar ndërgjegjësim midis votuesve evropianë se si aktorët e huaj përpiqen të ndikojnë në votimin e tyre.

Plani i veprimit i së mërkurës do ta veçonte Rusinë si një shkelës të përsëritur duke përdorur fushata sistematike të dezinformimit në shkallë të gjerë.

Raportet e kompanive të teknologjisë do të përfshijnë shifra se si ata i emërtojnë reklamat politike, si dhe sa llogari të rreme identifikojnë dhe çaktivizojnë.

Kompanitë që kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së BE-së për Dezinformacionin do të kërkohen për raportim mujor. Deri më tani, kompanitë individuale që kanë nënshkruar përfshijnë Google, Facebook, Twitter dhe Mozilla.

Plani i veprimit i Komisionit do të përfshijë një kërkesë për më shumë fonde për agjencitë e dezinformimit në Evropë, duke përfshirë njësinë StratCom të BE-së në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm dhe krijimin e një “sistemi të shpejtë alarmi” për të njoftuar autoritetet kombëtare nëse vendi është nën një sulmi i lajmit të rremë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *