Vendosni fjalën kyçe....

BERZH apel Shqipërisë: Mos u fokusoni vetëm te uji, gjeni burime të tjera energjitike


 

Në një dokument të fundit të publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku i bëhet apel vendeve të Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt energjisë së rinovueshme, theksi vihet veçanërisht te Shqipëria, si vendi më konservator në drejtim të ambientit.

Vendi ynë është i vetmi ndër të 6-të që nuk ka asnjë central me qymyr, si dhe i vetmi ndër të 6-të ku nuk është duke u ndërtuar apo planifikuar për t`u ndërtuar një i tillë. Prodhimin e energjisë në vendin tonë nga një burim i vetëm, uji, që ndër të tjera është shumë pak i dëmshëm për natyrën, e ilustron më së miri edhe grafiku, me ngjyrën boje qielli. Por, varësia nga burimet hidrike vjen edhe me një kosto të lartë, siç është një tjetër varësi, ajo nga kushtet atmosferike.

Këtë gjë e vë në pah edhe dokumenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku thuhet se, Shqipëria është rasti tipik i kësaj varësie dhe se për ta shmangur këtë duhen kthyer sytë nga burimet alternative të rinovueshme, si era, dielli, etj. Shqipëria dhe rajoni nuk duhet ta mbivlerësojnë potencialin e energjisë hidrike, thuhet më tej. Pra, Shqipëria rezulton të jetë një vend korrekt me natyrën nga një anë, por e paaftë për të plotësuar nevojat e saj energjetike kur moti nuk është dashamirës, si rrjedhojë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *