Vendosni fjalën kyçe....

Fadroma shkon të prishë shtëpinë, ngujohet brenda 4 mureve familja te Unaza e Re


Familja e qytetarit që kundërshton prishjen e banesës së tij është  ngujuar brenda mureve të shtëpisë për të pamundësuar prishjen e saj.

Ndërkohë përpara banesës ndodhen efektivë të shumtë të policisë bashkiake dhe asaj të rendit si dhe qytetarë të shumtë të Unazës së Re, të cilët protesojnë prej 31 ditësh kundër prishjes së banesave të tyre, pa marrë dëmshpërblim për to.

Qytetari Bajram Nela, deklaroi se do luftojë deri në fund për shtëpinë e tij pasi nuk ka ku ta çojë familjen e tij.

Ai tregoi për mediat dokumentet pa firmë dhe pa vulë, me të cilat pretendohej të prishej banesa e tij. Nela tha se do e mbrojë deri në fund shtëpinë e tij, pasi nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Situata në zonën e Unazës së Re vijon të jetë e tensionuar, ndërkohë që forca të shumta policie qëndrojnë në hyrje të banesës që rrezikon të prishet nga çasti në çast.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *