Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e verdhë” fitojnë betejën, tërhiqet Macron


“Jelekët e verdhë” duket se kanë fituar betejën e parë me qeverinë. Pas protestave në mbarë vendin, qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksave të karburanteve, që ishte parashikuar të bëhej këtë janar.

Mediat franceze por jo vetëm, raportojnë se kryeministri francez Edouard Philippe do të bëjë njoftimin sot, në një përpjekje për të ndaluar protestat e “jelekëve të verdhë”.

Pezullimi i rritjes së taksës, do të shoqërohet dhe me masa të tjera që synojnë qetësimin e dy javëve të demonstratave mbarëkombëtare nga protestuesit, shkruan SKY.

Të njëjtin lajm jep edhe “AFP” që citon burime brenda qeverisë franceze. 

Protestuesit që tashmë njihen me emrin ikonë “Jelekët e verdhë” protestojnë që prej mesit të nëntorit dhe e nisur në Paris, lëvizja e tyre është përhapur në mbarë Francën.

Më herët presidenti macron kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga presioni i protestuesve dhe se do vijonte planet e tij për taksat, por të hënën, nga qeveria kanë ardhur sinjale për lëshime për sa u përket kërkesave që kanë protestuesit.

Pezullimi i taksës, do të ishte kthesa e parë e rëndësishme e presidentit Emmanuel Macron me një çështje të rëendësishme, që kur mori pushtetin në vitin 2017.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e SKY dhe RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *