Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se për kandidimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie në Tiranë kishte ndërhyrë Aleksandër Soros, djali i miliarderit hungarezo-amerikan, Xhorxh Soros.
Ajo ishte e ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në report TV, ku tha: “.Të huajt kanë ndikuar që ai të kandidonte. Soros ka ndërhyrë që Veliaj të vihej në kandidim në Tiranë” – tha Kryemadhi.
Më tej ajo tha se kryeministri Rama është pjesë e një mekanizmi, të një skeme ndërkombëtare të grabitjes dhe të destabizimit të Shqipërisë.
“Edi Rama është vegël e një mekanizmi, të një skeme ndërkombëtare të grabitjes dhe të destabilizimit shqiptar.
Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, ajo që më bën përshtypje është që unë mendoj që këto portale, këta individë apo kushdo qofshin këta duhet të kuptojnë një gjë, ose duhet të ndahen përfundimisht nga urrejtja, sepse urrejtja mund t’jua ketë veshur sytë dhe neveria, dhe ndoshta ka një farë të drejte.
Ppor kjo nuk do të thotë që duhet tu heqësh të drejtën njerëzve për të qenë objektiv, sepse unë mendoj që njerëzit duhet të jenë objektiv.” – shtoi Kryemadhi.