Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është krim”, banorët e Shkozës në protestë, bllokojnë rrugën me kazanë (VIDEO)


Banorët e Shkozës janë sot sërish duke protestuar për prishjen e banesave të tyre. Duhet të themi se IMKT ka zbarkuar në Shkozë. Deputetë e opozitës ndodhen pranë banorëve.

“Pa na bëjnë terror. Na erdhën kriminelat. I kemi bërë shtëpitë me gjak.”,  u shpreh një prej banorëve.

Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre.

Banorët protestuan edhe paraditen e sotme.. Ata kërkojnë dëmshpërblim të pronave dhe banesave të tyre.

Protestuesit lëshuan akuza të rënda në drejtim qeverisë dhe bashkisë duke thënë se projekti ka ndryshuar disa herë, herën e fundit vetëm një muaj më parë dhe se pas tij fshihen interesa të errëta e korruptive. Ata kanë deklaruar se do vetëflijohen për banesat e tyre pasi nuk kanë se ku të shkojnë dhe nuk kanë ku t’i çojnë familjet duke qenë se kanë derdhur në ndërtimin e shtëpive djersën e 25 e më shumë viteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *