Në protestën e sotme të banorëve të Astirit është i pranishëm edhe analisti Fatos Lubonja. Ky i fundi u shpreh nga protesta se të rinjtë duhet të reagojnë ndaj kësaj qeverie dhe të protestojnë si francezët për të drejtat e tyre.
“Shtëpitë tuaja janë shtëpitë e të gjitheve sepse këtu tregohet ligji shqiptar. Kjo është një e keqe shumë madhe, por nuk reaguam ndaj saj do të na hajë një nga një kjo qeveri.
Kjo është një e keqe shumë e madhe që duhet ta ndalojmë. Të gjithë të rinjtë duhen të kenë kurajo dhe duhet të reagojnë ndaj kësaj të keqe. Me pak cent rritje dhe ata dogjën Francën, qeveria atje u tërhoq. Këtë duhet të bëjmë edhe ne.”, u shpreh Lubonja.